-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ njofton: Pjesëmarrja në balotazh deri në orën 17:00 arrin mbi 27% në Kosovë

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se deri në ora 17:00, mbi 27% e votuesve kanë marrë pjesë në balotazhin për zgjedhjet lokale në 18 komuna të Kosovës, bazuar në raportimin e 93% të qendrave.

Dalja është më e ulët krahasuar me rundin e parë më 12 tetor, tha kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Ai theksoi se votimi me asistencë për personat me aftësi të kufizuara është i garantuar, por nuk duhet të abuzohet.

Radoniqi sqaroi gjithashtu se personat që nuk dinë shkrim-lexim mund të udhëzohen, por nuk mund të marrin ndihmë brenda kabinës së votimit.

Partitë politike po nxisin qytetarët të shfrytëzojnë orët e mbetura për të votuar.

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se “Çdo votë është një vendim për të ardhmen dhe sot është dita që përcakton katër vjet”, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje theksoi rëndësinë e çdo vote për demokracinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit