-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kumbaro: Pjesëmarrja në zgjedhje po ecën mirë, thirrje për qytetarët të votojnë

Kryesoret

Drejtuesja politike e Qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro, komentoi për mediat mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki: Vlorë, Tepelenë, Mat, Cërrik dhe Berat.

Kumbaro vlerësoi se në Tepelenë deri tani votimi ka shkuar më mirë krahasuar me të njëjtin orar gjatë zgjedhjeve të majit, me 3,110 qytetarë që kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

“Çdo gjë ka rrjedhur normalisht, nuk kemi pasur probleme. Ecuria e pjesëmarrjes ka qenë mjaft e mirë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme,” tha ajo, duke theksuar se kushtet atmosferike si shiu mund të ndikojnë pak në lëvizjen e qytetarëve.

Kumbaro gjithashtu bëri thirrje që qytetarët të vazhdojnë të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor, duke siguruar një zhvillim normal dhe të qetë të votimeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit