Në raundin e 12-të të La Ligës, Rayo Vallecano ndaloi Real Madridin në një barazim pa gola në stadiumin “Vallecas”.
Pavarësisht superioritetit të “Galaktikëve” dhe kontrollit të lojës, mbrojtja e vendasve u tregua e pathyeshme, duke mbajtur portën e Batallës të paprekur.
Guler u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 7.9 nga ‘Sofa Score’.
Në stol për Rayo qëndroi mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu, i cili nuk u aktivizua pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin Inigo Perez në Conference League.
Me këtë barazim, Real Madridi mbetet në krye të renditjes me 31 pikë, ndërsa Villarreal ndiqet me 26 pikë. Barcelona, që luan sot ndaj Celta Vigos, mund të afrohet në klasifikim me një fitore.








