Numërimi i votave në Bashkinë e Matit është drejt përfundimit, dhe rezultatet paraprake tregojnë një fitore të qartë për kandidatin e Partisë Socialiste, Altin Ramazan Bojni.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 46 nga 47 qendra votimi, ndërsa Bojni ka siguruar 7302 vota, ose 66.59% të totalit.
Në vend të dytë renditet kandidati i propozuar nga zgjedhësit, Eduart Shaqir Brahilika, me 3166 vota (25.75%), ndërsa Suzana Tahir Pasha ka marrë 547 vota (4.99%).
Me një diferencë prej mbi 4000 votash ndaj kundërshtarit kryesor, kandidati socialist shihet tashmë si fitues i mundshëm i zgjedhjeve të pjesshme vendore në Mat.
Rezultatet përfundimtare pritet të shpallen pas mbylljes së numërimit të plotë nga KQZ.








