Procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Vlorës ka përfunduar, duke konfirmuar fitoren e kandidatures së Partisë Socialiste, Brunilda Mersini, në zgjedhjet e pjesshme vendore të mbajtura më 9 nëntor 2025.
Sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar të gjitha 231 qendrat e votimit, dhe Mersini ka siguruar një mbështetje të gjerë me 15,672 vota, që përfaqësojnë 78.44% të totalit.
Në vend të dytë është renditur kandidati i mbështetur nga opozita, Dionis Anesti Sota, me 2,333 vota (11.68%), ndërsa kandidati i pavarur Gjergji Nikë Nika ka marrë 1,975 vota (9.88%).









