Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:45, në lagjen “Isa Boletini” të Vlorës, një automjet tip Suzuki në pronësi të K.B. është përfshirë nga flakët.
Si pasojë e përhapjes së zjarrit, është dëmtuar edhe një mjet tjetër i parkuar pranë tij, tip Audi.
Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë, duke arritur të shuajnë flakët dhe të parandalojnë përhapjen e tyre në automjete të tjera.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.









