Pas përfundimit të zgjedhjeve të pjesshme lokale, kryeministri Edi Rama ka uruar kandidatët fitues të Partisë Socialiste në pesë bashkitë ku u zhvilluan votimet.
Në reagimin e tij, Rama falënderoi qytetarët për besimin dhe pjesëmarrjen, duke vlerësuar rezultatet pavarësisht motit me shi dhe sfidave të natyrës së zgjedhjeve të pjesshme.
Reagimi i Ramës:
5 bashki
5 fitore
dhe 5 arsye më shumë
për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.
Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;
Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;
Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve.