-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-zv.kryeministri Ahmetaj çon Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut

Kryesoret

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij Erjola Hoxha kanë paditur Shqipërinë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke pretenduar se janë shkelur të drejtat e tyre gjatë hetimeve nga SPAK.

Sipas kërkesës së paraqitur, ata pretendojnë se kontrolli i banesës së përbashkët dhe i telefonit të Hoxhës, më 9 mars 2023, është kryer në mënyrë të paligjshme, pasi Ahmetaj në atë kohë gëzonte imunitetin e deputetit dhe nuk kishte autorizim nga Kuvendi, siç kërkon neni 73(2) i Kushtetutës.

Gjykata e Strasburgut ka kërkuar shpjegime nga palët mbi ligjshmërinë e kontrollit dhe nëse Ahmetaj ka pasur mundësi të përdorë mjete juridike brenda sistemit shqiptar.

Ahmetaj ndodhet në arrati prej afro dy vitesh dhe po hetohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në kuadër të aferës së inceneratorit të Tiranës, si dhe po gjykohet për çështjen “Buka”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit