Komisioni Qëndror i Zgjedhejeve në Kosovë (KQZ), është duke verifikuar të gjitha votat për kryetarët e komunave në balotazhin që u mbajt ditë e diel për 18 komunat në tërësi.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se verifikimi ka filluar në të gjitha qendrat komunale të numërimit.
“Sipas rregullores zgjedhore të KQZ-së për qendrat komunale, në këto qendra do të bëhet verifikimi i rezultateve nga formular të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletvotimeve.
Ky aktivitet, verifikimi i rezultateve ka filluar në të gjitha qendrat komunale të numërimit dhe do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë si dhe në prezencë të vëzhguesëve”, tha Elezi.









