-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Celibashi: Fituesit kanë legjitimitet të plotë, pjesëmarrja mbetet debat politik

Kryesoret

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka komentuar procesin e zgjedhjeve të pjesshme lokale, duke theksuar se fituesit e këtyre zgjedhjeve kanë “legjitimitet të plotë” sipas ligjit zgjedhor.

Ai ka pohuar se zgjedhjet janë zhvilluar në përputhje me standardet ligjore, duke shtuar se çështja e pjesëmarrjes mbetet më shumë një debat politik sesa ligjor.

Celibashi theksoi se vlerësimi i pjesëmarrjes është në dorën e forcave politike dhe qytetarëve.

“Do të mbetet diskutimi lidhur me përqindjen që kanë marrë në raport me popullatën ose jo. Për mendimin tim, nuk është domosdoshmëri të ketë një kufi të pjesëmarrjes për të konsideruar zgjedhjet të vlefshme.

Ka dhe një grup që mendon të kundërtën. Ta vlerësojë politika dhe partitë cili është interesi i qytetarëve. Për mua, edhe ata që nuk votojnë kanë një qëndrim mbi situatën,” përfundoi Celibashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit