I ftuar në emisionin “5Pyetjet”, analisti Ermal Peci komentoi çështjen e Belinda Ballukut, e cila është marrë në hetim nga SPAK, duke theksuar se ajo ka vepruar gjithmonë sipas udhëzimeve të kryeministrit Edi Rama dhe nuk ka marrë vendime të pavarura.
Peci gjithashtu diskutoi marrëdhënien e saj me Ramën dhe mënyrën se si ajo është mbrojtur publikisht nga kryeministri.
“Mendoj që zonja Balluku nuk është si ato të tjerat që Rama ka lëshuar. Është bërë më shumë se 2 vite që Balluku po firmos në emër të Ramës. Zoti Rama nuk do ta lëshojë, por do ta mbajë fort. Shifet që Rama ka një betejë me Pacollin. Ai del në mes të Tiranës duke e mbrojtur me mish e me shpirt Ballukun. Unë mendoj që zonja Balluku s’ka bërë asgjë me kokën e saj. Ka bërë çdo gjë me urdhër të zotit Rama,” tha Peci.









