I ftuar në emisionin “5Pyetjet”, analisti Ermal Peci komentoi rezultatet e fundit zgjedhore dhe gjendjen aktuale të politikës shqiptare.
Ai theksoi se mungesa e frymës opozitare dhe dobësimi i garës politike po e çojnë çdo situatë në favor të kryeministrit Edi Rama, ndërsa Partia Socialiste po përballet me përçarje të brendshme dhe hetime nga SPAK.
“Duhej të shihej pesha elektorale për zona, pasi e gjithë kjo situatë në fund të fundit i shkon në favor Ramës. Edhe zoti Berisha çdo ditë që zgjohet thotë ‘një frymë të re’, por ajo frymë nuk po ndodh.
Çdo kush ka votuar sa për të thënë, pasi janë në punë dhe kanë frikë. Opozita, duke mos sjellë frymë, sjell këtë kaos. Edhe Partia Socialiste është bërë lemsh një pret në SPAK, një pret të shkojë pas hekurave, një është në hekra”, shprehet Peci.








