-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku kritikon projektbuxhetin e vitit 2026: Një buxhet rutinë pa asnjë vizion ekonomik

Kryesoret

Në diskutimin e Komisionit të Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2026, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka cilësuar dokumentin një “buxhet rutinë” që nuk ofron asnjë zgjidhje për sfidat e ekonomisë shqiptare.

Ajo theksoi se buxheti nuk adreson problemet e thella të prodhimit të ulët, emigrimit masiv dhe krizës në bujqësi, arsimi dhe shëndetësi.

Tabaku kritikoi rritjen e taksave dhe theksoi se ekonomia mbetet e brishtë, me të ardhura që nuk kalojnë 28% të PBB-së.

“Nis sot diskutimi i buxhetit.
Çfarë ofron ky buxhet për qytetarët?

Së pari, ky nuk është as buxheti i pensionistëve, as buxheti i sipërmarrjes, as buxheti i qytetarëve, as buxheti i familjeve shqiptare.
Ky është thjesht një buxhet rutinë, që nuk sjell asnjë model të ri ekonomik dhe asnjë shtysë për një ekonomi shqiptare që është bërë gjithnjë e më e brishtë.

Dua të theksoj disa gjëra kryesore.
Modeli ekonomik shqiptar nuk prodhon më. Shqipëria nuk mund të ketë një ekonomi betoni.
Eksportet janë në rënie, bujqësia është në krizë, ndërkohë që sektorë si ai i fasonëve, që dikur mbanin peshën e eksporteve dhe të punësimit, janë në rënie.

A i jep zgjidhje ky buxhet këtyre dilemave? A sjell ky buxhet shpresë në ekonomi?
A sjell një model të ri ekonomik që Shqipëria e ka kaq shumë të nevojshëm?
Përgjigjja është e qartë: absolutisht jo.

Çfarë ndodh me këtë buxhet?
Së pari, megjithëse taksat janë rritur vit pas viti, buxheti reflekton dy probleme kryesore: ekonominë informale dhe emigrimin e lartë.
Të ardhurat mbeten vetëm 28% e Produktit të Brendshëm Bruto – një nivel që tregon qartë dështimin e modelit aktual.

Së dyti, pjesën më të madhe të buxhetit e marrin përsëri koncesionet – 130 milionë euro, plot nëntë herë më shumë sesa fatura e indeksimit të pensioneve.
E mos harrojmë, rreth 550 milionë euro nga këto koncesione janë aktualisht në hetim për afera korruptive.

Cilët janë sektorët që duhej të ishin prioritetet e këtij buxheti?
Bujqësia, arsimi dhe shëndetësia.
Por në vend të tyre, prioritetet kanë mbetur të njëjtat: klientelizmi, koncesionet dhe shpenzimet pa transparencë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit