-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Taulant Balla: Shqipëria ka bërë një progres të pashembullt drejt BE-së

Kryesoret

Në ceremoninë e hapjes së Edicionit të X-të të Shkollës së Integrimit Europian, ku morën pjesë studentë, ekspertë dhe lektorë nga institucione europiane dhe universitete ndërkombëtare, u vu re një angazhim i madh i Shqipërisë drejt procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, gjatë fjalës së tij për studentët, vlerësoi progresin e vendit tonë dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së qytetarëve për këtë proces.

“E theksoj me krenari që shkolla përgjatë kësaj dekade ka patur plot lektorë të nderuar nga Komisioni Europian, Parlamenti Europian, Kolegji i Evropës, universitete ndërkombëtare dhe ekspertë ndërkombëtarë rajonalë nga vende që e kanë përfunduar procesin e negociatave si Kroacia apo Bullgaria, por dhe vende që janë në të njëjtën fazë me ne si Mali i Zi, por edhe ekspertë nga media, biznesi dhe shoqëria. Më vjen mirë të shoh sot që shumë studentë të shkollës së Integrimit janë rritur në shkallët e suksesit deri edhe në nivel ministri. Pra, ka nga ata që kanë bërë shkollën dhe sot i kemi ministra, zv.ministra, sekretarë, drejtorë të përgjithshëm… Mbi të gjitha ndihem krenar që pas një dekade, interesi për të marrë pjesë në këtë shkollë është i madh, vjen çdo vit duke u shtuar. Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të mbetet shumë i angazhuar për ta vijuar këtë traditë të suksesshme dhe për të forcuar edhe më tej rrjetin e ekspertizës shqiptare sa i përket procesit të negociatave. Duke rritur njohuritë dhe ndërgjegjësimin për të gjithë aktorët e përfshirë, pasi integrimi nuk është vetëm proces i institucioneve, por i përket mbarë kombit tonë shqiptar,” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit