-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzohen për korrupsion, Gjykata shpall vetëm një fajtor nga tre zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit

Kryesoret

Pas pesë vitesh hetime, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin për çështjen penale që përfshinte ish-presidentin Ilir Nishani, biznesmenin Gerson Tafa dhe Genci Hickën.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe Erjon Çela vendosi të shpallë Nishanin dhe Hickën të pafajshëm për akuzat e korrupsionit pasiv, duke konstatuar se nuk ekzistonin prova të mjaftueshme për përfshirjen e tyre në veprën penale.

Ndërkohë, Gerson Tafa u shpall fajtor dhe u dënua me dy vjet burg, por ekzekutimi i dënimit u pezullua dhe ai do të qëndrojë në provë për dy vjet, me kusht që të mos kryejë vepra të tjera penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

Gjykata vendosi gjithashtu që Tafa të mos ushtrojë funksione publike për një periudhë pesëvjeçare.

Ky vendim mund të apelohet brenda pesëmbëdhjetë ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit