-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasje në Komisionin e Parlamentit, Flamur Noka ndaj Pirro Vengut: Unë mbahem për burrë

Kryesoret

Një debat i ashpër ka ndodhur sot në Komisionin Parlamentar gjatë raportimit për projektbuxhetin e vitit 2026, ku deputeti i PD-së, Flamur Noka, u përplas me Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu.

Noka akuzoi ministrin se po e sheh realitetin “me syze rozë” dhe se akuzat ndaj ish-qeverisë së PD-së ishin të pabaza, duke theksuar se kjo qeveri ishte ajo që anëtarësoi Shqipërinë në NATO.

Gjatë replikës, Noka iu drejtua Vengut me fjalët: “Me atë ligjin që ju kaluat, unë nuk e di kujt i përkisni. Ndërsa unë njihem si burrë… Në çdo aspekt mbahen për burrë”.

Debati vijoi me akuza të ndërsjella për ndikimin e karteleve dhe ligjet e kaluara, duke krijuar tension mes dy përfaqësuesve politikë. Noka kritikoi gjithashtu dhënien e ekskluzivitetit për kompani private, duke e lidhur këtë me marrëdhënie të dyshimta të qeverisë me biznesin dhe interesat e karteleve.

Ky incident nxori në pah tensionet në Parlament dhe debatet e forta mbi menaxhimin e projektbuxhetit dhe transparencën e qeverisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit