-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Qeveria kundër reformave të ndershme”, Tabaku: Buxheti i pakicës mban peng ekonominë shqiptare

Kryesoret

Në vijim të diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë për projektbuxhetin 2026, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për barrën e rëndë që koncesionet po i shkaktojnë ekonomisë shqiptare.

Reagimi i plotë i Tabakut:

Koncesionet nuk ndryshojnë prej 9 apo 10 vitesh. Ndryshojnë taksat, ndryshojnë shpenzimet për shëndetësinë e bujqësinë — por jo koncesionet, duke theksuar se sot totali i tyre përbën afro gjysmën e Prodhimit të Brendshëm Bruto, një kosto e papërballueshme për vendin.

Sipas kryetares së Komisionit të Medias dhe të të Drejtave të Njeriut, kjo politikë e pandryshuar tregon qartë se qeveria ka ndërtuar një buxhet për pakicën, jo për qytetarët. Ajo solli shembuj konkretë, nga inceneratorët – “emblema e dështimit të koncesioneve” – deri te kontratat e rrugëve, që tashmë janë nën hetim nga drejtësia.

Këto kontrata nuk kanë sjellë zhvillim, nuk kanë përmirësuar jetën e qytetarëve dhe nuk kanë shtuar vlerë në ekonomi. Përkundrazi, kanë deformuar konkurrencën dhe kanë kthyer buxhetin në peng të interesave të një grushti njerëzish.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit