Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë për të zhvilluar një takim zyrtar me përfaqësuesit e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, gjatë vizitës së tyre në Shqipëri nga 17-19 nëntor 2025.
Veliaj thekson se vizita e delegacionit bëhet në kuadër të misionit të monitorimit për respektimin e parimeve të demokracisë vendore dhe qeverisjes së mirë.
Ai kërkon që takimi të zhvillohet në ambientet e Burgut të Durrësit, ku ndodhet aktualisht, për të informuar delegacionin mbi situatën e tij ligjore dhe institucionale.
Kryebashkiaku argumenton se takimi do të sigurojë transparencë dhe respektim të të drejtave të tij si i ndaluar dhe funksionar publik, në përputhje me nenet 6 dhe 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.








