-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Minatorët e Spaçit po penalizohen për organizimin sindikal

Kryesoret

Protestuesit e Minierës së Spaçit në Mirditë u paraqitën sot në një seancë dëgjimore në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ku u diskutua situata e punonjësve dhe shkeljet e mundshme nga kompania që operon në minierë.

Deputeti demokrat Gazment Bardhi theksoi se kompania duhet të respektojë Kushtetutën dhe të drejtat sindikale të punëtorëve.

“Të pushosh qytetarët nga puna për shkak të organizimit sindikal përbën shkelje të hapur të kontratës dhe të ligjit,” tha Bardhi, duke shtuar se “nuk mund të ketë kompani që fiton nga djersa e punonjësve dhe u mohon të drejtat bazë”.

Bardhi kërkoi që ministria përgjegjëse të angazhohet për mbrojtjen e punëtorëve dhe propozoi që Komisioni të vijojë me seanca të tjera dëgjimore për monitorimin e situatës në Spaç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit