-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamur Noka: SHISH po fsheh informacionin, ky nuk është raportim

Kryesoret

Kryetarja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, raportoi këtë javë në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, duke prezantuar shkurtimisht buxhetin e institucionit dhe duke kërkuar që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura.

Kundër këtij vendimi u pozicionua opozita, e cila kërkoi që informacioni të bëhej publik për të garantuar transparencën e raportimit.

Deputeti Flamur Noka kritikoi ashpër mënyrën e raportimit, duke deklaruar.

“Sekreti shtetëror është i përcaktuar me ligj. Ky nuk është raportim, por tentativë për të fshehur informacionin ndaj qytetarëve. Terri informativ mbulon këtë komision në raportin e SHISH, dhe kjo është e papranueshme.”

Debati nxori në pah tensionin mes nevojës për ruajtjen e informacionit të klasifikuar dhe pritshmërisë së publikut për transparencë në institucionet shtetërore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit