Sonte në 20:45 Shqipëria luan në Andorrë. Por si do të luajë? Paraprakisht, formacioni mund të jetë; në portë Thomas Strakosha. Në mbrojtje, Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj do të mbulojnë krahët, Berat Gjimshiti do të jetë lider në qendër.
Dilema e vetme në prapavijë mbetet ajo mes Arlind Ajetit dhe Marash Kumbullës, me Ismajlin që shihet si më i avantazhuar. Në mesin e fushës, pritet të aktivizohen Shehu, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi.
Në fazën ofensive, Armando Broja do të vendoset në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa në të majtë Sylvinho ka ende një dilemë mes Arbër Hoxhës dhe Myrto Uzunit.
Në majë të sulmit, Rey Manaj shihet si më i favorizuar për të udhëhequr linjën e parë, duke lënë në stol Mirlind Dakun dhe Indrit Tucin.








