-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Krenare për FSK në bashkëpunimin me aleatët tanë

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot ka pritur në zyrën e saj gjeneralë, kolonelë dhe oficerë të tjerë të lartë nga 16 shtete, si dhe përfaqësues nga mbi 30 akademi ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia, Afrika dhe më gjerë.

Osmani ka njoftuar se vizita e tyre në Kosovë është bërë me rastin e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA), i cili mbahet për herë të parë në vend.

“Kjo shënon një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe pasqyron jo vetëm sukseset e Akademisë së Mbrojtjes të FSK-së, por edhe rolin tonë në rritje në ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka theksuar gjithashtu krenarinë për FSK-në, “krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit