Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni firmosën marrëveshje të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë, që përfshijnë fusha strategjike si kujdesi shëndetësor, energjia, mjedisi, siguria, arsimi, inovacioni dhe menaxhimi i migracionit.
Rama njoftoi në Facebook:
“Romë – Shkëmbimi Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar.”








