Kreu i demokratëve Sali Berisha sot është thirrur nga SPAK për çështjen e 21 janarit por ai e ka refuzuar paraqitjen në embientet e prokurorisë.
Sipas liderit të opozitës fletëthirrja nga SPAK nuk u përmbahet proceduara të duhura siç e kërkon ligji.
Pas këtij njoftimi të marrë, ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke akuzuar kreun e PD-së për shmangi nga drejtësia.
“Drejtësia (Prokuroria e Posaçme) i paska çuar njoftimin tek shtëpia, “rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf”. Gjithashtu ia paska dërguar njoftimin në dy vendet e punës, sekretaria e Grupit dhe Partisë “refuzon të marrë njoftimin”. Çfarë turpi, për këtë dhe ata që e rrethojnë, të cilët për çdo rast tjetër mezi presin të tundin njoftimet e të tjerëve”, ka shkruar Balla.
Më tej, deputeti socialist thekson se procesi gjyqësor për ngjarjet e 21 Janarit, tashmë i rihapur përbën “testin e së vërtetës” për drejtësinë shqiptare.








