Kreu i qeverisë Edi Rama mbajti sot një takim në Njësinë numër 2 në Tiranë me socialistët teksa paraqiti një pjesë të buxhetit 2026 për bashkinë e kryeqytetit.
Ai foli edhe për problemin dhe gjendjen e kopshteve në Tiranë teksa vitet e fundit popullsia është rritur ndjeshëm, sipas tij kështu rritet mundësia për ndërtimin e kopshteve të reja.
“Problemi në kopshtet është se po rritet popullsia në Tiranë. Rritet më shpejt se mundësitë. Por mbi të gjitha për shkak të gjendjes pronë-shtet. Ne, fatmirësisht, pas një përpjekje dhjetëra vjeçare po arrijmë të imponojmë hapësirën publike, ku pavarësisht titullit të pronësisë, nuk mundet dot të zaptohet e rrethohet, as të përdoret për aktivitete të tjera sepse është në shfrytëzim të komunitetit”, tha Rama.









