Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar Bashkimin Evropian se nuk po e vlerëson progresin e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Ajo ka theksuar se Kosova “nuk ka flirtuar” kurrë me fuqi keqdashëse, duke përmendur Kinën, Rusinë dhe Iranin, por se ka qenë gjithmonë pro vlerave evropiane.
“Nuk e ndiejmë që kjo qasje pro-evropiane dhe fakti që ne jemi 100% të përafruar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, është parë ose është vlerësuar. Përkundrazi, duket sikur merret si e mirëqenë. 97% e njerëzve të Kosovës janë pro-evropianë.
Reformat tona në ekonomi, në sundim të ligjit, sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, kanë qenë thelbësore. Megjithatë, në rrugën tonë të integrimit evropian, jemi të bllokuar dhe duket sikur procesi i bazuar në meritë, për të cilin BE-ja flet aq shumë, mbetet diçka e së ardhmes. Unë ende nuk e shoh të ndodhë”, tha Osmani.








