Ps triumfit së djeshëm të kuqezinjëve ndaj Andorrës me rezultatin 1-0 në kualifikuesen e Botërorit 2026, të drejtuar nga Silvinjo mbyllën në vendin e dytë grupin K duke lënë pas Serbinë.
Pas gjithë kësaj trajneri braziljan së bashku me lojtarët e kombëtares nisën atmosferën festive në dhomën e zhveshjes.
Madje këtë Sivinjo e ka komentuar se është gjithçka legjitime për rritjen e ekipit.
“Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në fazën play-off të Botërorit 2026 ishte rezultat i punës së palodhur të shumë njerëzve. Futbollistëve, stafit të trajnerëve, punonjësve dhe drejtuesve… të gjithëve që punuan për të njëjtin qëllim.
Një projekt që filloi pothuajse tre vjet më parë dhe që vetëm është rritur me kalimin e kohës.
Shumë i lumtur për këtë arritje historike. Forca Shqipëri”, shkruan Silvinjo.
Beteja e radhës do të jetë në mars por akoma nuk ka mësuar se cili do të jetë kundërshtari i radhës për sfidën gjysmëfinale.









