Një shpërthim i vogël ka tronditur restorantin “Perla e Detit”, në pjesën e pasme të lokalit, pronë e Klodjan Muratit dhe kunetrit të tij, Benard Elezit.
Ngjarja shkaktoi vetëm dëme materiale, duke thyer disa xhama, pa të lënduar.
Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, një person i maskuar afrohet, vendos lëndën plasëse dhe largohet me vrap.
Pronarët theksojnë se nuk kanë konflikte dhe nuk e dinë motivin e shpërthimit.
Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.








