Trajneri i Anglisë, Tuchel vlerësoi kombëtaren kuqezi para ndeshjes nesër.
“Duam të fitojmë përsëri, do të përballemi më Shqipërinë, një skuadër që është e vështirë të thyhet.
Gjatë kualifikueseve kanë pësuar vetëm 3 gola, 2 nga ne dhe 1 tjetër. Është e vështirë të shënohet ndaj tyre” u shpreh trajneri gjerman i anglezëve.
Thomas Tuchel foli edhe për Armando Brojën të cilin e ka pasur nën urdhrat e tij kur ishte te Chelsea.
‘E njoh Brojën shumë mirë sepse ka qenë futbollisti im te Chelsea. Ai luan rregullisht për Shqipërinë dhe në të shumtën e kohës në krahun e djathtë, kështu që ne presim që ai të jetë në fushë.
Ai sjell shpejtësi dhe është i rrezikshëm sepse ai mendon gjithnjë të shënojë. Shpresojmë që të kemi zgjidhjet për ta mbuluar’ theksoi ai.









