Policia e Tiranës njofton se në Laprakë është arrestuar një 30-vjeçar, L. E., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze.
Ai akuzohet për hyrje të paligjshme në banesë, vjedhje me dhunë, shtrëngim me kanosje dhe heqje të paligjshme të lirisë.
Arrestimi u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Seksionit të Kërkimit, Sektorit të Krimeve të Rënda, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tiranë. L. E. do të ekstradohet drejt Finlandës për t’u përballur me drejtësinë.
/5pyetjet.al








