-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Nga janari paga minimale në Shqipëri do të jetë 500 euro, 16 marrëveshje me Italinë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në episodin e fundit të podcastit foli për zhvillimet kryesore të javës, duke vënë theksin te rritja e pensioneve dhe pagave në sektorin publik e privat.

Ai njoftoi se nga janari i vitit 2026, paga minimale nuk do të jetë më nën 500 euro.

“Lajm për pensionet është pasur për rritjen e pagave. Një rritje e konsiderueshme dhe e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale nga janari i vitit që po troket ku paga minimale në sektorin publik dhe privat, në Shqipëri nuk do të ketë pagë nën 500 euro,” tha Rama.

Kryeministri foli gjithashtu për mbledhjen e parë qeveritare Shqipëri-Itali, ku u ratifikuan 16 marrëveshje që përfshijnë investime në sektorë jetikë dhe bashkëpunim financiar e teknik. Ai e përshkroi këtë si një moment historik për marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.

“Këtë javë kemi pasur dhe mbledhjen e parë mes dy qeverive Shqipëri-Itali në historinë tonë… U materializuan 16 marrëveshje që janë të lidhura me një volum të konsiderueshëm, financimesh dhe punësh të përbashkëta,” shtoi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit