Arben Ahmetaj ka reaguar ndaj lajmit se Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar një kërkesë të re për ekstradimin e tij në Zvicër.
Sipas tij, kjo nuk është e vërtetë, pasi kërkesa zyrtare është bërë që në gusht të vitit 2023 dhe, siç thekson ai, ligji nuk lejon përsëritjen e saj.
Postimi i plotë i Arben Ahmetajt
Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:
-
Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…
-
Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia.
-
Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi??? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.
-
Më shumë detaje, në vijim….








