-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu u kujton socialistëve: Strukturën e shtetit e keni të lidhur me krimin

Kryesoret

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen u mblodh sot për të diskutuar për buxhetin e vitit 2026 për drejtuesit e burgjeve, AMP dhe policisë  së shtetit.

Por gjatë kësaj mbledhje deputetit i Partisë Demokratike, Klevis Balliu u kujtoi brenda në komision ngjarjen e 11 nëntorit ku ndhodhi atenati në Rinas.

Ai përmendi mungesën e sigurisë në vend, lidhjet e oficerëve dhe agjentëve të shtetit me grupe kriminale që operojnë në terren.

“Rastet e fundit janë alarmante, kemi vazhdimisht përfshirje të efektivëve të AMP-së në grupe e ngjarje kriminale. Sa mbaron rasti me Oltion Bistrin, del një tjetër dhe së fundmi kishim atë të Rinasit. Mjafton dosja “Metamorfoza” për të parë se gjithë hierarkia e Policisë është e inkriminuar. Jo vetëm AMP nuk i heton dhe verifikon, por kërkon edhe buxhetin. Nëse cenohet siguria e vendit dhe Policia e Shtetit, kjo na përket të gjithëve. Si të mos flasim për aeroportin kur mbikëqyrja e Policisë ishte zero për një orë e gjysmë, e të vijmë këtu e të flasim sikur nuk ka ndodhur asgjë. Këtu duhet mbikëqyrur vetë AMP. Si ka mundësi që në çdo atentat mafioz në Shqipëri, ka në nivele të larta njerëz, një xhajë, një dajë, një nip a mik, në një strukturë të shtetit, siç ishte rasti konkret”, tha deputeti demokrat Klevis Balliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit