Kreu i AMP, Eduard Merkaj e cilësoi ngjarje të rëndë atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Rinas, ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Agjenti i AMP, Muçi Shalianji.
“Situata e Rinasit sensitive dhe e rëndë. Kemi bërë disa prononcime ku janë bërë publike të gjitha masat e marra.
Në prokurorinë e Tiranës është bërë kallëzim penal për procesin e rekrutimit dhe vijuëshmërisë në punë. Sot janë marrë masa për hetim disiplinor ku konstatohet për një përjashtim nga AMP dhe vëretje të tjera.
Drejtori i përgjithshëm i AMP ka për detyrë të kontrollojë edhe vetë punonjësit e AMP, kam patur komunikim me të gjitha agjensitë ligjzbatuese që para se të ndodhte ngjarja, presim përgjigje nga institucionet e tjera”, tha ai.









