-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Nis sezoni i protestave të pandërprera deri në dorëheqjen e Ramës dhe Lubisë

Kryesoret

Pak minuta para nisjes së protestës së lajmëruar në orën 18:00, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi një mesazh në rrjetet sociale ku rendit arsyet që kanë nxitur demokratët në tubime kundër qeverisë.

Berisha thekson se këto organizime do të jenë të pandërprera deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila është e pandehur nga SPAK.

“Opozita bëri gjithçka për një proces të ndershëm zgjedhor. Qeveria bëri gjithçka ta shndërrojë në farsë. Sot çdo shqiptar mban në dorë prova kombëtare e ndërkombëtare se me Edi Ramën nuk ka rotacion me votë. Prandaj nis sezoni i protestave të pandërprera deri në dorëheqjen e Ramës dhe Lubisë,” shkruan Berisha.

Kjo nismë e Partisë Demokratike shënon një fazë të re të tensionit politik në vend, duke paralajmëruar protesta të vazhdueshme për shkak të, siç pretendojnë opozita, shkeljeve në procesin zgjedhor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit