Kreu i FRPD, Besart Xhaferri, ka ftuar shqiptarët të marrin pjesë në protestën e opozitës sot në Tiranë.
Ai kritikoi qeverinë për mungesën e ilaçeve për fëmijët me kancer, përdorimin e fondeve publike për projekte të dyshimta dhe vështirësitë që hasin çiftet e reja për të blerë pronë.
“Mos thuaj ç’më duhet mua, por sot ora 18:00 eja dhe na u bashko në protestë,” shkroi Xhaferri, duke i bërë thirrje qytetarëve të jenë në sheshin para Kryeministrisë.








