-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxha në “5Pyetjet”: Çështja e Berishës dhe Bashës duhet zbardhur e plotë

Kryesoret

Analisti Poli Hoxha komentoi në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo zhvillimet rreth hetimeve për ngjarjet e Gardës dhe rolin e figurave kryesore politike. Ai vuri theksin tek mungesa e qartësisë ligjore dhe nevoja për zbardhjen e plotë të historisë.

“Ka njëfarë frike te Berisha, sepse nuk e dimë saktësisht se çfarë deklaruan ata të Gardës. Kurse për Bashën është një rol figurant, që e dimë të gjithë. Në një moment, nga Zëri i Amerikës, gjykata e lartë urdhëroi SPAK-un dhe konfirmoi se Basha ka bërë një deklaratë. Ai tha një detaj interesant: kur filluan të shtënat, ka pyetur pse po qëllohet, dhe më thanë se kanë vrarë policinë dhe po kundërpërgjigjemi. Pastaj, Sali Berisha e ka dërguar Bashën tek Bamir Topi.

Këto lidhen me pjesën e pengimit dhe provave. Janë gjykuar për vrasje pa dashje tek Garda, ndërsa tani po hetohet për vrasje me urdhër, jo pa dashje. Deri tani, Sali Berisha është i mbrojtur ligjërisht. Por në këtë rast po flasim për burgim të përjetshëm, siç ishte rasti i presidentes në Bangladesh sot. Këtu duhet të zbardhet e gjithë çështja, filtet për komplet historinë e Shqipërisë,” tha Hoxha.

Hoxha theksoi se transparenca e plotë dhe hetimet e qarta janë thelbësore për drejtësi dhe për të kuptuar rolin e aktorëve kryesorë në ngjarjet historike të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit