Në emisionin “5 Pyetjet”, aktivisti Tedi Kopliku komentoi gjendjen aktuale të Partisë Demokratike dhe nevojën urgjente për reforma brenda saj. Sipas tij, për të qenë një parti moderne dhe e përgjegjshme ndaj qytetarëve, PD duhet të rikthejë proceset e saj të brendshme dhe të krijojë foltore të reja për diskutim.
“Partia Demokratike mund të kthehet në një parti moderne. Ne kemi bërë një reformë para 23 vitesh, por nuk ka funksionuar si duhet. Duhet një reformë e re, dhe është e detyruar ta bëjë këtë gjë. Kjo është domosdoshmëri dhe përgjegjësi.
Duhet një foltore e dytë; nuk e di se si mund të funksionojë, por është e nevojshme,” tha Kopliku.









