Deputetja e Partisë Demokratke, Jorida Tabaku sot nga Konfereca e Kryetarëve ka kritikuar ashpër maxhorancën.
Sipas saj këto veprime, mbyllje dhe hapje dyersh sa herë të këtë qejf qeveria janë lojra të pa pranueshme.
“Parlamenti, jo vetëm që nuk e përfshin minimumin jetik si një masë shumë të rëndësishme në mbështetje të qytetarëve, por as debat nuk lejon. Ky Parlament duhet t’i diskutojë këto çështje. Nuk mund t’i shmangeni dështimit duke mos lejuar debatin”, tha deputetja demokrate”, u shpreh Tabaku.
Në fund ajo i kërkoi kolegëve të mazhorancës që nëse nuk lejojnë diskutimin në Kuvend, më mirë ta mbyllnin edhe atë godinë ligjvënëse.









