-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhaferri: Të rinjtë po punojnë 3 punë për qiranë, qeveria po vjedh me PPP

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, në protestën para Kryeministrisë, akuzoi qeverinë se pas çdo projekti publik–privat që ajo firmos qëndrojnë vjedhje të mëdha dhe pasoja të rënda sociale për qytetarët.

“Arsyeja pse jemi në këtë shesh është e thjeshtë: Edi Rama kërkon ta kthejë parlamentin në një institucion në shërbim të halleve të tij. Ne jemi këtu për hallet e shqiptarëve”, tha Xhaferri.

Ai theksoi se të rinjtë sot nuk arrijnë të përballojnë jetesën dhe detyrohen të bëjnë dy ose tre punë vetëm për të paguar qiranë, ndërsa ndërtimet në Tiranë, sipas tij, po shërbejnë për pastrimin e parave të inceneratorëve dhe grupeve kriminale.

“Pas çdo PPP-je nuk ka vetëm vjedhje me miliona euro, por ka familje që vuajnë, ka mijëra qytetarë që humbin jetë dhe një shoqëri që po kriminalizohet”, u shpreh Xhaferri, duke shtuar se shqiptarët po detyrohen të kërkojnë ndihmë në platforma si gofund.me.

Ai theksoi se protestuesit nuk do të tërhiqen: “Nuk largohemi nga ky shesh pa e rrëzuar Edi Ramën. Kjo është beteja për të ndalur dramën që po vuan çdo familje shqiptare.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit