Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se strukturat e saj janë në gatishmëri për pasojat e reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin, sidomos zonat veriore dhe verilindore.
Në rrugë, reshjet dhe era kanë shkaktuar rënie gurësh dhe përmbytje të vogla, por ekipet e mirëmbajtjes po punojnë për të siguruar qarkullim normal.
Furnizimi me energji elektrike është rikthyer në rreth 70% të territorit, ndërsa furnizimi me ujë dhe trafiku në porte dhe aeroport vijojnë normalisht.
Zv/kryeministrja theksoi se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë dhe monitorojnë intensivisht zonat me risk, veçanërisht basenin e lumit Drin, ku pritet një valë e dytë reshjesh.









