Dalin detaje të reja nga vrasja e djeshme në SHBA, u vra Françesk Shkambi 44 vjeç banues në Howell, shqiptari ishte menaxher i një restoranti.
Siç rezulton nga të dhënat publike, ai ishte i afërm i Elvis Shkambit, 30-vjeçarit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Tiranë, më 6 tetor.
Françesk Shkambi gjithashtu ishte personi që hapi pak javë më parë një fushatë GoFundMe për të mbledhur fonde në ndihmë të Elvis dhe Gjon Shkambit, duke u prezantuar si familjar i tyre.
Fushata e këtij të fundit kërkonte mbështetje financiare për “mbrojtje ligjore profesionale dhe të pavarur”, ndërsa arriti të grumbullonte mbi 8000 dollarë./ Shqiptarja








