Reshjet intensive të shiut gjatë ditës së sotme kanë sjellë vështirësi në disa rajone të vendit. Në Sukth, disa banesa në fshatrat Kullë, Hamallë dhe Rrushkull janë përmbytur, ndërsa disa segmente rrugore janë bllokuar.
Situata më problematike është në Manzë, ku rreth 48 banesa kanë pësuar hyrje uji. Edhe në Krujë, në zonat e Thumanës, Borizanës dhe Mazhës, po punohet për hapjen e kanaleve kulluese dhe zhbllokimin e rrugëve.
Gjatë ditës janë marrë masa për forcimin e argjinaturës përgjatë lumit të Drojës, për të parandaluar përmbytjet.
Raportimet e fundit tregojnë se niveli i ujit ka filluar të bjerë, duke lehtësuar disi situatën.








