-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy orë në SPAK, Bylykbashi: Jam thirrur për aferën Eco Park

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi sot është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku qëndroi afro 2 orë të plota.

Pas daljes nga SPAK, Bylykbashi ka folur për mediat duke u bërë me dije se është thirrur si person në dijeni në lidhje me denoncimin e bërë nga PD për aferën e Eco Park.

“Sot isha këtu në cilësinë e kallëzuesit në lidhje me aferën e Eco Park. Është një kallzim i bërë në mars të 2024 dhe është bashkuar me një procedim të nisur kryesisht nga SPAK. Jam thirrur në cilësinë e personit që ka dijëni.

Duke filluar nga Rama, kallëzimi është publik. Është një aferë e pastër korruptive. Një kompani e lidhur drejtpërdrejt me kompaninë e inceneratorëve, Integrated Energy. Mbi bazën e atij material dneoncues që ne analizuam bëmë kallëzimin.

Dumani në komision tha që është në përfundim hetimi, më shumë nuk mund të them. Respektoj sekretin e veprimeve hetimiore. Kallëzimi është i deputetëvëe të grupit parlamentar të PD.

Nuk kam asnjë ftesë për 21 janarin, atë ditë nuk kam qenë në Shqipëri, po gjithsesi nuk është kjo çështja”, deklaroi Bylykbashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit