-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD-PS bien ndakord për mocion debati, Bardhi: Nuk mund ta shtyjmë, nuk na lë rregullorja

Kryesoret

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë rënë dakord në Konferencën e Kryetarëve për zhvillimin e një mocion me debat në Parlament për luftën kundër krimit.

Mocioni do të zhvillohet në seancën e 18 dhjetorit dhe debati do të zgjasë 120 minuta.

Për këtë ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili kërkon që mocioni i debatit të zhvillohet brenda 30 ditëve sipas rregullores.

“Ne nuk mund ta shtyjmë, sepse rregullorja përcakton që mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve. Ne kemi dëgjuar institucionet e sigurisë, por mocioni lidhet me qeverinë. Pra, kërkon të njihet dhe të debatohet mbi masat që ka marrë qeveria. Kërkesa vjen në kuadër të raporteve ndërkombëtare që flasin për rritjen e fuqisë së krimit të organizuar dhe çmoj se është pikërisht momenti që të zhvillohet ky debat. Unë propozoj që debatit t’i caktohet data 18 dhjetor, sepse atë ditë parashikohet një seancë që ka vetëm njoftime dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Shtoni një pikë në rendin e ditës, që të jetë pikërisht debati për masat e qeverise në raport me krimin e organizuar”, shprehet Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit