-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vritet me armë shqiptari në SHBA/ Ish menaxher i një restoranti në Michigan

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Michigan të SHBA-së ku një 44-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri jashtë restorantit ku ai ishte menaxher.

Viktima është identifikuar si Françesk Shkambi, 44 vjeç banues në Howell.

Policia e gjetën 44-vjeçarin të plagosur në një verandë jashtë restorantit.

Pavarësisht ndihmës mjekësore ai ndërroi jetë në spital.

Personi i dyshuar i krimit është një banor 65-vjeçar i Farmington Hills, i cili u dorëzua vetë në polici. Ai po mbahet në Burgun e Qarkut Oakland.

Sipas autoriteteve, gjatë kontrolleve hetuesit gjetën një armë që ata besojnë se është përdorur gjatë vrasjes, një pistoletë 9 mm e cila u raportua e vjedhur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit