-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi akuzon Ramën: Je bërë avokati i një të pandehuri në SPAK

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në fjalën e tij gjatë senacës së sotme nuk la pa përmendur edhe akuzat për Belinda Ballukun, tashmë e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë.

Gazment Bardhi deklaron:

Në 31 minua të fjalës së avokatit të inceneratorëve dhe të tunelit të Llogarsë, 15 minuta ia dedikoj mbrojtjes sesi ne nuk duhet të bëjmë prokurorinë ndaj Belinda Ballukut. Ne nuk bëmë prokurorinë, por sollëm në vëmendje se çfarë ka thënë prokuroria.

Ne cituam prokurorinë. Zonja është marrë e pandehur dhe ky është fakt publik, por ty çfarë të detyron të vish në foltore dhe të bësh avokatin e një të pandehure për abuzim me fonde publike në vlerën e 50 mln eurove. Shqiptarët presin që ti të bësh avokatin e tyre, ti zgjidhesh hallet dhe shqetësimet e tyre.

Ne përbuzim modelin juaj që në vend që ti çoni paratë tek pensionistët, i çoni tek ministrat tuaj. I çojnë paratë në xhepat e zonjës që Rama ka në krah. Kjo duhet të përbuzet.

Nuk mund të ndodhë që 800 mln euro ne tia besojmë një personi që është provuar dhe sic tha dje, meqë i referoheni komisioneres së zgjerimit, “shyqyr zotit” tha që u zbulua dhe të marrë ndëshkimin sipas ligjit.

Sot qeveria shqiptare është e vetmja qeveri në rajon dhe ky është i vetmi kryeministër në rajon dhe Evropë që ka zv kryeministre nje të pandehur për abuzim me miliona euro.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit