Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadepul si pjesë e udhëtimit të tioj në Ballkanin Perëndimor ka vizituar dhe Shqipërinë.
Ministri gjerman është takuar me disa zyrtarë, mes tyre dhe kreu i SPAK, Altin Dumani.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasada gjermane në Shqipëri.
Në njoftimin e bërë thuhet se me SPAK, Shqipëria ka një institucion të fortë që po bën përparime konkrete në luftën ndaj korrupsionit.
Gjithashtu në njoftimin e bërë thuhet se një drejtësi e pavarur është thelbi i një shoqërie demokratike.
Njoftimi
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Ëadephul vizitoi Shqipërinë, si pjesë e një udhëtimi në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ai diskutoi rrugën drejt BE-së me Ministren e Jashtme Spiropali dhe kreun e SPAK-ut, Dumani.
Ballkani Perëndimor ka prioritet për Gjermaninë, dhe ne e mbështesim fuqimisht rrugën e saj drejt BE-së. Dinamika në Shqipëri është e jashtëzakonshme, kohët e fundit ndoshta asnjë vend tjetër në rajon nuk ka bërë përparime të tilla. Gjermania vlerëson angazhimin e madh që shumë shqiptare dhe shqiptarë po bëjnë, si në politikë, administratë dhe shoqëri civile, për të realizuar reforma të vërteta.
Është e qartë që: nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për këto reforma. Por nëse Shqipëria e ndjek vazhdimisht këtë rrugë dhe intensifikon përpjekjet e saj, mundësitë për të arritur sukses së shpejti janë të mëdha. Reformat të mëtejshme duhet të miratohen dhe të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së mediave, dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Një drejtësi e pavarur dhe efektive është thelbi i çdo shoqërie demokratike dhe të lirë. Me SPAK, Shqipëria ka një institucion të fortë që po bën përparime konkrete në hetimin dhe luftimin e korrupsionit. Shoqëria dhe ekonomia mund të lulëzojnë vetëm kur mundësitë shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe ka besim në institucionet e pavarura./CNA








