Redi Muçi, deputet i Lëvizjes Bashkë, kundërshtoi në Kuvend fjalimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është e pandehur nga SPAK.
Ai tha se një zyrtare nën hetim nuk duhet të flasë për drejtësinë në Kuvend dhe se, sipas tij, personat e pandehur duhet të japin dorëheqjen.
“Si e pandehur atë që ka për t’i thënë drejtësiësë t’ia thotë asaj dhe jo të vijë të bëjë moral këtu. Gjëja e parë siç pretendoni ju të PS që mbështesni drejtësinë, secili që merret i pandehur të japë dorëheqjen dhe jo të vijë në Kuvend e të bëjë moral për sistemin e drejtësisë por të flasim për gjërat që jemi mbledhur këtu,” shprehet Muçi.








