Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë sot, 19 nëntor, një intervistë për gazetën holandeze De Volkskrant, pas vizitës së tij në Hagë dhe takimit me homologun e tij Dick Schoof. Kreu i qeverisë ka folur perspektivën e vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe sfidat që kanë penguar integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, vendi ynë nuk ka qëllim të bllokojë vendime, nuk kërkon komisioner të vetin dhe është i gatshëm të bëjë kompromis për të forcuar Bashkimin Evropian.
“Në vend që të largohemi, duhet më shumë Evropë”, ka thënë ai, duke shtuar se Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e një Evrope më të fortë dhe të bashkuar përballë sfidave globale dhe gjeopolitike.








